Report TV - E diela pranverore, popullohet liqeni, qytetarët dynden drejt tij

  • 8 years ago
Qytetarë të shumtë të Tiranës, fëmijë, të rinj, prindër e gjyshër kanë tejmbushur ditën e sotme hapësirën e gjelbërt të kodrave të liqenit.

Fëmijët ata që gëzojnë më shumë natyrën, fatlumë për ditët e para të ngrohta pranverore janë bërë pjesë e një serë aktivitetesh argëtuese të organizuar nga ata vetë.

Pikniku në natyrë e një drekë në fushat e lulëzuara ka qenë një tjetër zgjedhje për të shijuar të dielën në mushkërinë e Tiranës.

Popullimi i kodrave të liqenit në ditët e ngrohta e më së shumti në fundjavë është ndër të paktat mundësi që kanë kryeqytetasit për të shfrytëzuar kohën e tyre të lirë në natyrë, në pamundësi për të dalë jashtë Tirane.

Recommended