Aksident në Milotit dy të vdekur, katër të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje aksident i rende ka ndodhur ne Milot mëngjesin e se dielës. Rreth orës 10.30 një makine tip Benz, ka hyre me shpejtësi ne tregun e gjësë se gjalle. Për pasoje, 2 persona kane gjetur vdekjen dhe 4 te tjerë mbeten te plagosur. Viktima te aksidentit janë bashkëshortet Llesh dhe Dila Marku, 70 dhe 68 vjeç, te cilët shinin ne treg. Nga goditja e forte, 70-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja e tij, ka humbur jetën ne spital pak ore me vone. Nga aksidenti i rende mbeten te plagosur edhe 4 tregtare, te cilët janë nisur me urgjence drejt spitalit te Laçit dhe Tiranës. Ndërkohe, policia ndaloi autorin e ngjarjes, 62-vjeçarin Pashk Vokrri, person me aftësi te kufizuara. Mësohet se Vokri ka humbur kontrollin, ndërsa drejtonte makinën e tij te modifikuar per invalidë. Pas verifikimeve te policisë, autori i ngjarjes rezultoi pa leje drejtimi.

Recommended