Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pas testimit të 17.613 mësuesve në gjithë vendin, Instituti i Zhvillimit të Arsimit prezantoi Raportin Kombëtar, ku rreth 12% e mësuesve kanë nevojë të menjëhershëm për trajnim. ?Rezultatet e vlerësimit të përgjithshëm të mësuesve në nivel kombëtar, tregojnë se, vetëm rreth 25% e mësuesve të vlerësuar zotërojnë njohuri dhe aftësi të nivelit shumë të kënaqshëm, rreth 64% e mësuesve zotërojnë njohuri dhe aftësi të nivelit të kënaqshëm, por me nevoja për përmirësim, rreth 10% e mësuesve zotërojnë njohuri dhe aftësi që kanë nevoja të konsiderueshme për përmirësim dhe rreth 1.25% e mësuesve zotërojnë njohuri të nivelit të pakënaqshëm me nevoja të domosdoshme për përmirësim?, - thuhet në raportin e IZHA.

Raporti
25% e mësuesve zotërojnë njohuri shumë të kënaqshme. 64% e mësuesve zotërojnë njohuri të kënaqshme, por me nevoja për përmirësim. 12% e mësuesve kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim. Mesatarja e pikëve në vlerësimin e përgjithshëm është 21.4 pikë nga 30 pikë që ka instrumenti i plotë.

Rezultatet e mësuesve të shkollave të fshatit janë thuajse të barabarta dhe në disa raste disi më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve të shkollave të qytetit. Kjo vlen, si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për fushat: Planifikimi; Mësimdhënia dhe të nxënit; Etika dhe komunikimi; Zhvillimi profesional. Rezultatet më të ulëta janë arritur në fushën e zhvillimit profesional, ku numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 dhe me nivelin 2 (mësuesit kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim) arrin në shifrat 35%.

Rezultatet e mësueseve femra janë më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve meshkuj. Rezultatet më të larta i kanë arritur gjimnazet, krahasuar me shkollat e tjera. Kjo vlen si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për katër fushat e vlerësimit. Shkollat social- kulturore janë shkollat, të cilat kanë arritur rezultate më të ulëta.

Numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 arrin në 57% (mësuesit kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim). Nëndrejtorët janë kategoria e punonjësve arsimorë që kanë rezultate më të larta, krahasuar me drejtorët dhe me mësuesit. Kategoria e kualifikimit të mësuesit nuk ka ndikuar në rezultatet e arritura prej tij në këtë proces.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended