Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho ka deklaruar sot në analizën e punës 1 vjeçare të institucionit që drejton se, gjatë vitit 2015 janë shkëputur kontratat me 20 farmaci të cilat kanë rezultuar se kanë bërë skema mashtrimi.
Sipas saj, në të cilën ishin përfshirë edhe mjekë të vetë fondit. Kjo skemë, sipas saj, është arritur që të zbulohet pas kontrolleve të brendshme.
?Subjektet kanë paraqitur receta false dhe pas kontrollit të bredhshim që u bë u konstatua se midis depove dhe farmacive kishte lidhje. Depot lëshonin fatura fiktive tek farmacitë të pa shoqëruara me barna, ndërsa farmacitë i paraqisnin pranë fondit këto receta për rimbursim. Për këtë ne vendosëm që të shkëpusnim kontratat me 20 subjekte farmaceutike?,- tha ajo.
Sipas saj, nga kjo skemë mashtrimi dëmi i konstatuar që ishte shkaktuar kap vlerën e 68 milionë lëkëve.
Në këtë analizë, Braho tha se, gjatë vitit 2015 kanë funksionuar mbi 300 kabinete të shërbimit të kontrollit bazë dhe se, u realizuan 801 paketa të kardiokirurgjisë ku u financuan nga Fondi, 2.2 mld lekë.
Braho shtoi se gjatë vitit të shkuar ka pasur ulje e çmimit të barnave në masën 12.5%, ndërkohë që u vu në përdorim projekti i recetës elektronike.
Be the first to comment