Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka vendosur të ngrejë një komision kombëtar për azilin dhe refugjatët. Ende nuk dihet nëse ka lidhje me fluksin e emigrantëve, por vendimi vjen në një kohë kur kjo është një çështje dite në shumë vende të rajonit.
Vendimi i qeverisë vjen me propozim të Ministrisë së Brendshme, ndërsa komisioni do të ketë në përbërje përfaqësues të disa institucioneve, posaçërisht të Ministrisë së Jashtme, të Mirëqenies Sociale, asaj të Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Komitetit të Helsinkit.
Në vendim thuhet se anëtarët e Komisionit caktohen nga institucionet për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtën e rinovimit të mandatit të tyre ose të caktimit të një përfaqësuesi të ri, brenda 30 ditëve para përfundimit të mandatit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-shqiptare-krijon-komisionin-kombetar-per-azilin-dhe-refugjatet/

Category

📺
TV

Recommended