Report TV - Nis në Laç pelegrinazhi për në kishën e Shna Ndout nga besimtarët

  • 8 years ago
Ka nisur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit.

Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë kodrës mbi këtë qytet për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj.

Një pjesë e madhe e besimtarëve janë të rinj të cilët shprehen se kisha e Shna Ndout është vetmi vend të cilit i adresojnë çdo kërkesë, pasi janë të bindur se ky vend ka bërë mrekulli të mëdha.

Për të garantuar mbarëvatjen e pegrinazhit janë angazhur forca të shumta të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash.

Këtë vit është bërë i mundur edhe zgjerimi i rrugës që të çon drejt këtij vendi të shenjtë, çka do të ndihmoje në lehtësimin e lëvizjes së mjetëve.

Mijëra udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën 12 qershorit kur është dhe festa e këtij shenjti numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.

Category

📺
TV

Recommended