Mungon interneti, maturantët në Fier nuk aplikojnë dot për formularin A1

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Moskryerja e procedurave të tenderimit për pajisjen e shkollave me internet ka sjellë mungesën e tij në rreth 156 shkolla në të gjithë qarkun e Fierit.Problemi më i ndjeshëm është për maturantët që duan të aplikojnë online për formularin A1 të provimeve të maturës shtetërore.
Mosrealizimi i procedurave të tenderit për pajisje me internet të disa shkollave në Fier, ka penalizuar nxënësit të mos kryejnë mësim sipas programit të MAS.
Kjo vështirëson aplikimin nga maturantët për formularët A1/A1Z në Portalin e Ministrisë për ata që duhet të japin provimet e maturës shtetërore dhe të ndjekin universitetin. Kreu i DAR Fier Shkëlqim Allkaj pohon se interneti mungon në 156 shkolla të qarkut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mungon-interneti-maturantet-ne-fier-nuk-aplikojne-dot-per-formularin-a1/