Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendi po shkon drejt një krize të mundshme parlamentare, të paktën kështu mendojnë demokratët, të cilët janë të vendosur të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre deri në dorëzimin e mandateve nëqoftëse nuk plotësohen 3 kërkesat kusht. Në një intervistë për Ora News, kryetari i grupit parlamentar demokat Edi Paloka, tha se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga promovimi i krimit, ndërsa e akuzoi atë se ka zhytur vendin në krizë e cila, siç thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me largimin e tij.
Partia Demorkatike mund të përshkallëzojë qëndrimin e saj në raport me Kuvendin deri në lënien e mandateve, nëqoftëse mazhoranca nuk pranon kërkesat e saj, të cilat një ditë më parë u futen në procedurë parlamentare.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, tha se kërkesat e Partisë Demorkatike janë të domosdoshme në kushtet ku, siç tha ai, Kryeministri mbron kriminelët brenda dhe jashtë parlamentit.
Paloka: Sigurisht është një akt ekstrem dorëzimi i mandateve por aspak i pamenduar dhe nëse Rama do kërkojë ta çojë vendin drejt një situate të pakontrolluar, atëherë dorëzimi i mandateve do të jetë vetëm hapi i parë. Pastaj është përmbysja me çdo mënyrë e këtij regjimi, nuk mbetet gjë tjetër.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-skenar-dorezimin-e-mandateve-paloka-hapi-i-dyte-permbysja-e-regjimit/

Category

📺
TV
Comments

Recommended