Veliaj: Kauza është e mbuluar me turp, ata janë të dhunshëm- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi punonjësin e policisë bashkiake të plagosur në spital. Ai tha se kauza e aktivistëve të shoqërisë civile është totalilisht e dështuar.
Veliaj: Dritani (i plagosuri) është realisht një aktivist i shoqërisë civile dhe ky është njeriu që realisht e nderon qytetin. Ky është një aktivist i vërtetë. Sot pamë një protestë që mund të ishte realisht një protestë e shoqërisë civile dhe s?kishte arsye për një protestë të dhunshme.
Unë vij nga shoqëria civile, Tani që ka mbetur i plagosur vjen nga shoqëria civile. Askush prej nesh nuk ka përdorur dhunë për kauzën e vet. Gjithmonë kemi përdorur mjetet ligjore. Besoj që të gjithë ata që dhunuan Tanin duhet të ndjehen të turpëruar dhe duhet të ndihen të mbuluar nga turpi teksa kthehen në shtëpi kur Tani është në spital. Ne e kemi ftuar shoqërinë civile të vijë në Bashki.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kauza-eshte-e-mbuluar-me-turp-ata-jane-te-dhunshem/

Recommended