Report TV - Atentat në Tiranë, plagoset kunati i anëtarit të bandës së "Niklës"

  • 8 years ago
Një 37 vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re . Vilion Sakollari 37 vjeç ka mbetur i plagosur dhe për pasojë është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ai ishte shofer i parkut të Ministrisë së Brendshme. Sakollari është kunati i Petrit Lleshit, një ndër anëtarët e bandës së "Niklës" dhe për këtë arsye, motivi i ngjarjes të jetë hakmarrja.

Po të njëjta burime thonë se ai është qëlluar 4 herë duke marrë plagë të rënda në trup, por ende nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën ?Irfan Tomini?. Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij atentati ndërkohë policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur krimin.

Recommended