Ndërsa Këshilli i Rregullores dhe Kuvendit pritet të mblidhet këtë mbrëmje, drejtoria juridike i ka dërguar një memo këtij organi dhe kryeparlamentarit Meta.
Sipas kësaj memoje, propozimet që parashikohen në aktet e dekriminalizimit, tejkalojnë kompetencat e kuvendit.
Sipas zyrës juridike, duke qenë se projektvendimi ka karakteristikat e një akti normativ me fuqi në të gjithë vendin, ai del jashtë kompetencave të Kuvendit.
Zyra juridike bën të ditur se, funksionin e vet kushtetues legjislativ, Kuvendi nuk mund ta ushtrojë përmes projektvendimeve, por nëpërmjet ligjeve.
Në memo cilësohet si shkelje kushtetuese fakti një projektvendim, që votohet me shumicë të thjeshtë, i ngarkon Prokurorisë detyra, që sipas Kushtetutës ajo mund t?i kryejë vetëm me ligj.
Comments