Report TV - Durrës, kushëriri i Shtrazes nisi sherrin, pronari i lokalit e ekzekuton

  • 8 years ago
TIRANË- Pak orë pas krimit të ndodhur në një lokal në Durrës, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos, policia ka zbardhur edhe rrethanat e ngjarjes. Fillimisht policia hetoi për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi nga dëshmitë e të përfshirëve në konflikt, pretendohej se arma ishte e viktimës dhe se pronari i lokalit e kishte vrarë 30 vjeçarin Asllan Kërtusha në tentativë për t?i marrë armën.

Por pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë hodhën poshtë këto pretendime e të plagosurit, i cili ishte i afërm me autorin.

Në pamje duket qartë që Kërtusha u vra nga pronari i lokalit, Gëzim Kajno. Ky i fundit, së bashku me 39 vjeçarin Bledar Kajno, i cili mbeti i plagosur, në gjendje të dehur janë konfliktuar me Kërtushën jashtë ambientit të lokalit.

Gjatë konfliktit fizik, Gëzim Kajno ka goditur më qytën e pistoletës në kokë Kërtushën dhe si pasojë e një shkrepje të të pavullnetshme të armës së zjarrit ka plagosur në krah nipin e tij. Po me të njëjtën pistoletë, pronari i lokali Gëzimi ka qëlluar mbi Asllan Kërtushën duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup, si pasojë e të cilave, 30 vjeçari ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në Reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Policia ka vënë në pranga të plagosurin Bledar Kajno i cili akuzohet për ?Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer ne polici edhe motivin që çoi në konfliktin me armë. Sipas dëshmive, viktima Asllan Kërtusha kishte disa orë që konsumonte alkool në lokalin e Gëzim Kajnos dhe së fundmi po bezdiste edhe klientët e tjerë duke sharë dhe përplasur gotat në tavolinë.

Pas ndërhyrjes së pronarit të lokalit dhe nipit të tij situata është tensionuar dhe ka nisur përplasja verbale e cila pasoi edhe përplasjen me armë në ambientet e jashtme. Burimet pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se viktima ishte një personazh i njohur për policinë pasi ishte arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Kërtusha rezulton të jetë kushëriri edhe kushëriri i Denis Shtrazës, i dyshuari për vrasjen e Gazmend Çollakut në ditët e para të janarit.

Recommended