Kanë qenë deputetët socialistë ata që i kanë dalë kundër projektligjit të ministrit Bledi Çuçi për mbrojtjen e sinjalizuesve. Nisma parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet, qoftë në privat.
Por sipas deputetëve të PS-së në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ligji i lë shteg spiunëve dezinformues që të inkriminojnë dhe njerëz të ndershëm. Madje sipas Pjerin Ndreut shumë prej këtyre spiunëve, po drejtojnë dhe shtetin.
Paulin Sterkaj u shpreh se ky ligj mund të bëhet shkak për dëmtimin e grupimeve të ndryshme të biznesit.
Ndërsa për deputetin Pjerin Ndreu një ligj i tillë do të shkaktonte kolaps në sistemin e drejtësisë.
Pavarësisht skepticizmit të shfaqur Komisioni i Sigurisë miratoi në parim ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve.
Be the first to comment