TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, në një intervistë të shkurtër për gazetën ?Shqiptarja.com? flet për rizgjimin e një ngjarje të 15 viteve më parë, kur një oficer i SHISH, Marjan Rroku vrau në mënyrë makabre për motive të dobëta e me armët e shtetit një vajzë 16 vjeçare Alda Canajn e nënën e saj Mbarime Canaj në mes të kryeqytetit. Ish-kreu i SHISH tregon se Rrokun e ka pasur student ë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega e Fizikës Bërthamore, dhe në kohën e drejtimit prej tij të shërbimit sekret ishte rekrutuar në SHISH, pasi kishte mbaruar nje shkollë të Shërbimit Informativ. Klosi thotë se nuk i duhet bërë publicitet një ngjarje të ndodhur 15 vite më parë, pasi ish-oficeri i SHISH s?ka bërë ndonjë heroizëm, por ka vrarë dy femra, njëra nga të cilat minorene në moshën 16 vjeçare. Ish-kreu i shërbimit sekret thotë se vrasja vërtetë ka qenë në kushtet e rëndimit nervor, dhe pa asnjë lidhje logjike. Sipas tij një vrasje e tillë ka një autor dhe ai është ish-oficeri i SHISH që ka marrë dënimin sipas ligjeve të shtetit, me burgim të përjetshëm dhe nuk ka pse i bëhet publicitet vrasësit.
Be the first to comment