Report TV - PD skenar Kosove, deputetët kapen me vezë në Kuvend

  • 8 years ago
TIRANË - Paralajmërimet e opozitës për të pamundësuar zhvillimin normal të seancës së sotme plenare kanë bërë që Kuvendi të përforcojë masat e sigurisë. Garda e Republikës i ka kaluar në "skaner" deputetët në hyrjen e Parlamentit, duke i zhvilluar kontrolle të imtësishme. Dy deputetëve të Partisë Demokratike Bedri Hoxha, Elena Qirici dhe Liljana Elmazit i janë gjetur vezë. "Gjithmonë marr një vezë të zier me vete në mëngjes", - mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat pasi ka kaluar në skander të gjtiha sendet që kishte me vete. Një skaner i njëjtë me atë të opozitës kosovare që ka bllokuar punimet e Kuvendit atje duke hedhur gaz lotsjellës, ka ngritur në alarm edhe Kuvendin shqiptar. Për të shmangur një situatë të njëjtë si ajo që ndodhi në Kosovë, asnjë deputet nuk do të futet në Kuvend pa u kontrolluar nga Garda. Disa ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, deputetja demokrate mësohet t'i jetë shprehur kryetarit Lulzim Basha me pakënaqësi që opozita shqiptare nuk zhvilloi dot një frymë proteste si Vetëvendosja, Nisma dhe AAK-ja.

Recommended