Report TV - At Nikolla Marku: Janullatos lobon për Vorio-Epirin, të ndryshojë neni

  • 8 years ago
At Nikolla Marku i ka kërkuar Kuvendit që të ndërhyjë për të ndryshuar në Kushtetutë, nenin që rregullon marrëdhënien mes shtetit dhe bashkësive fetare. Ai pohon për mediat se ky nen është propozuar enkas nga kryepeshkopi Janullatos duke e bërë veten palë përballë shtetit. Kreu i kishës së ?Shën Mërisë? në Elbasan pohon se do të shkojë deri në Hagë për të kërkuar hetimin e Janullatosit për shkelje të sovranitetit të shtetit traditën historike kishtare.

Kisha ortodokse e pavarur kombëtare shqiptare ?Shën Maria? Elbasan i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë që të korrigjojë nenin 10 të Kushtetutës dhe pikërisht pikën 5 të tij e cila shprehet për marrëveshjen mes shtetit dhe bashkësive fetare. Sipas At Nikolla Markut neni 10 i Kushtetutës është propozuar direkt nga Anastas Janullatos duke e cilësuar veten si palë përballë shtetit.

"Ne kemi prej shumë kohësh punuar dhe do vazhdojmë të punojmë, të mbetemi në kontakt lidhur me të gjitha informacionet që vijnë nga agjencitë e inteligjencës në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e kujtdo pavarisht se ju siguroj që kjo është një punë voluminoze dhe e vështirë e kujtdo që mundet nëpërmjet refugjatëve të hyjë si keqbërës. Shqipëria është deri sot që flasim jashtë kësaj harte, hartës së lëvizjes të këtyre refugjatëve, ne besoj që kemi pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur veten duke filluar që nga strukturat e ministrisë së punëve të brendshme të policisë së kufirit, të policisë përgjithësisht të MB dhe të gjithë strukturave të tjera që meren me sigurinë dhe mbrojtjen në vend për të mundësuar jo vetëm një le të themi një translog një tranzitim të refugjatëve nga një pikë hyrëse në një pikë dalëse por dhe për të rritur sigurinë e vet shqipërisë dhe vetë shqiptarëve".

Recommended