Report TV - Prokuroria: Prendi të dënohet me 1 vit burg...jo për 21 janarin!

  • 8 years ago
TIRANE - Prokuroria kërkon rikthimin në burg për ish kreun e gardës Ndrea Prendi dhe dënimin e tij me një vit burg këtë herë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare ku për pasojë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 616 mijë lekë dëm ekonomik.

...
Prokuroria e Tiranës kërkon 1 vit burg për ish-gardistin Ndrea Prendi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta masë është kërkuar edhe për pasardhësin e tij Artan Hoxha pasi me firmën e tyre në Gardën e Republikës për afro 1 vit e gjysmë është paguar padrejtësisht pa qenë në punë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore Shqipe Spahiu. Edhe kjo e fundit sipas prokurorise duhet te denohet me 1 vit burg nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve.

Ish kreu i Gardës Ndrea Prendi ishte i pranishëm në seancë para nisjes së konkluzioneve por sapo në sallë u futën kamerat ai braktisi procesin për tu njohur me konkluzionet e prokurorisë jashtë gjykatës në përfundim të gjyqit.

Recommended