Report TV - Nishani me "lakun në fyt", s'pret Kushtetuesen, dekreton ministrat

  • 8 years ago
TIRANE - Në limitet e afatit kushtetues 7 ditor, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar emërimet e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj tek Financat dhe Milva Ekonomit tek ministria e Ekonomisë.

I detyruar nga ky përcaktim ligjor afati i te cilit mbaronte te marten (23 shkurt), Presidenti ka firmosur propozimet e kryeministrit Edi Rama, edhe pse Kuvendi nuk është shprehur ende me votë për dekretet e shkarkimit të ministrave Shkëlqim Cani nga dikasteri i Financave dhe Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë. Në këto kushte, të paktën deri të enjten kur mblidhet Kuvendi, Shqipëria do të ketë 4 ministra në dy dikastere (Cani te Financat, Ahmetaj tek Ekonomia (të pashkarkuar), Ahmetaj te Financat, Milva Ekonomi te Ekonomia)

Nishani ju drejtua të shtunën Kushtetueses për të kërkuar interpretimin e saj për nenin 98 pika 1, që ka të bëjë me dekretet e emërimit dhe shkarkimit të ministrave brenda 7 ditëve nga momenti që shefi i qeverisë ka bërë propozimet. Por ngërçi sipas Nishanit, është në faktin që për të respektuar afatet kushtetuese, atij i duhet të dekretojë formalisht emërimet e dy ministrave të rinj, ndërkohë që Kuvendi ende nuk është shprehur me votë për dy dekretet e shkarkimit. Kërkesa e kreut të shtetit ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet vendimi i saj interpretues mbi ketë nen.

Ne kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese Nishani shprehej: "Në kushtet që Kuvendi nuk ka shqyrtuar Dekretet e shkarkimit të Ministrave, Presidenti është i detyruar që për të respektuar Kushtetutën, me qëllim që të mos krijohet një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit, të bëjë emërime formale, të dy ministrave të rinj."

Recommended