Reprot TV - Nisma e LSI për koncesionet Vasili: Rritet cilësia e shërbimit

  • 8 years ago
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se nisma e kësaj force politike për koncensionet dhe kalimin e tyre përmes parlamentit do të rrisë transparencën dhe cilësine e shërbimit.

? Në vijim të atij qëndrimi konstant dhe racional që nismat e Partneritetit Publik Privat ku koncesionet janë një pjesë e rëndësishme e tyre, janë nisma që flasin për një partneritet të ri me kompanitë private, mbështesim idenë që këto nisma janë të përshëndetura kur krijojnë mundësi punësimi apo rrisin cilësinë e shërbimeve. Synimi i ndryshimeve të propozuara është një synim qëllimmirë që shton dhe rrit dukshëm transparencën, mjeti themelor për çdo nismë, rrit soliditetin ligjor nëpërmjet mekanizmave që tashmë me propozimin e këtij grupi deputetësh janë të vendosur në ligj. Fakt i njohur debati i gjerë lidhur me nismat që kanë të bëjnë me koncesionet?, tha Vasili.

Vasili vijoi duke thene se: Një praktikë e tillë është një praktikë që në mënyrë logjike duhet të marrë fund për arsyen se koncesionet nuk bëhen me paratë e një partie apo subjekti politik por me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të jenë të qëndrueshme në kohë. Në themel të nismës qëndron vendosja e disa koncepteve themelore siç është ai i zgjedhjes së alternativës ku aktorët e vendosur me ligj janë Ministria e Financave por edhe Avokatura e Shtetit.

Recommended