Fundjave kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë flet artistikisht përmes veprave klasike.Shkëlqimi i muzikës së Tchaykovsky-t me balerinët më të mirë klasikë të Teatrit të Operas dhe Baletit, vazhdon të jetë shfaqja më e kërkuar e këtij fundmuaji. ?Arrëthyesi? në ditën e të dashuruarve, u duartrokit, ndërsa biletat e kësaj fundjave thuajse kanë përfunduar. E ndërsa ende nuk dihet nëse Ilir Kerni do ta rikthejë këtë shfaqje, rrugëtimi i ?Tre motrave? të Çehovit vazhdon në Teatrin Kombëtar. Pritej që këtë fundjavë të niste ?Zbutja e kryeneçes? nga Shekspir, por problematikat që kanë ardhur bashkë me Çehovin e kanë bërë këtë shfaqje të anulohet disa mbrëmje. Shfaqja e fundit e anuluar ishte mbrëmë. Aktori Naun Shundi, të cilin këto kohë e gjejmë jo vetëm si aktor në TK, por edhe si regjisor me monodramën ?Të gjithë janë të çmendur? nuk është ndier mirë gjatë shfaqjes.Efekt monodrama e Naun Shundit. Edhe pse ende nuk ka një lajmërim për publikun, Hervin Çuli, drejtuesi i TK-së, nuk pohon se është koha e Sheksipirit, ndaj publiku do të mund të gjejë edhe këtë fundjavë shenjat e Çehovit. Rikthimi i një kasti aktorësh si Margarita Xhepa, Bujar Lako e Viktor Zhusti në veprën ?Kush e solli Doruntinën? vjen këtë fundjavë në Teatrin Ekperimental. Thirrja për ta sjellë në Tiranë këtë shfaqje që mori jetë në teatrin e Durrësit nga regjisori Laert Vasili, nuk mbeti vetëm një dëshirë e publikut, ndaj kjo vepër e Kadaresë vjen për 5 netë, në TEKS. Teatri i Metropolit vazhdon traditën e shfaqjeve për fëmijë, që po ofron dukshëm një alternativë më pak të konsumuar se sa teatri i kukullave që rikthen për të disatën herë përrallën ?Princesha mbi bizele? apo Cirkun Kombëtar që përcjell shfaqjen ?Gëzuar 2016?. Për të apasionuarit pas arteve vizuale kjo fundjavë flet me telajot e krijuara nga femrat. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ju pret politika, polemikat e nudoja e Lumturi Blloshmit dhe veprat e paekspozuara kurrë më parë të Lumturi Dhramit.
Recommended