Nishani pret kuvendin për dekretet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Parlamenti, nuk hodhi për votim dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, kreu i shtetit përpiqet të heqë nga vetja barrën e përgjegjësisë, për mos nënshkrimin ende të dekreteve për ministrat e rinj. Në një reagim dhënë për Vizion PLUS, nga zëdhënësja e Presidentit të Republikës, sqarohet, se kreu i shtetit është në pritje që Kuvendi të miratojë më parë dekretet për shkarkimin e Canit dhe Ahmetajt, për të krijuar vakancën, dhe më pas, do të ushtrojë detyrën e tij kushtetuese mbi ligjërimin e ministrave të rinj.Por, Kushtetuta, në Nenin 98 të saj, sanksionon se ?Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve?. Afat i cili përkon me ditën e martë, 23 shkurt.Fatmir Xhafaj, deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, i kontaktuar nga Vizion Plus, tha se nëse kreu i shtetit nuk e respekton afatin e përcaktuar, atëherë një akt i tillë përbën shkelje të Kushtetutës. Ekspertë dhe njohës të ligjit themeltar të vendit, shprehen se ligji themeltar është i qartë dhe nuk lë shteg për interpretime mbi detyrimin që ka Presidenti i Republikës për të dekretuar ministrat e rinj brenda afatit 7 ditor.