Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Prengën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga e enjtja e javës së ardhshme, Armando Prenga deputeti i përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar socialist, do t?i ndjekë seancat parlamentare nga kuvendi dhe jo nga televizori siç kishte bërë deri tani. Ndryshimi i vendimit të Gjykatës së Lartë nga ?arrest shtëpi? në ?detyrim paraqitje?, i rikthen të drejtën Prengës të ushtojë mandatin e deputetit të fituar në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 2013. Ndërkohë, Gjykata nuk pranoi gjykim e shkurtuar, duke lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës teksa deputeti duhet të paraqitet në polici çdo të hënë në orën 10:00. Avokati mbrojtës, Maks Haxhia, kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij, pasi në këtë mënyrë ulen edhe shpenzimet gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur tri akuza ndaj Armando Prengës, ?armëmbajtje pa leje?, ?plagosje të lehtë me dashje? dhe ?kanosje?. Armando Prenga akuzohet per ngjarjen e ndodhur në datat 4 dhe 5 në shtator 2015, përpara komisariatit të Kurbinit ku u konfliktua me pjestare te familjes Cali. Sipas akuzës, konflikti mes dy familjeve, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Recommended