“Ndrageta bleu toka për të mbjellë kanabis” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizata kriminale si Ndragheta ne Itali, po përpiqen te ruajnë kontrollin ne trafikun e drogës jo vetëm përmes eksportit te saj, por edhe duke e kultivuar ate jashtë vendit. Antimafia e vendit fqinj konstaton se ne Shqiperi mbillen toka me mariuhane, e cila me pas transportohet pertej Adriatikut per t?u shitur. Zbulimi erdhi pas nje operacioni te shtrire ne te gjithë vendin, ku u arrestuan 28 persona, mes te cilëve edhe nje shtetas shqiptar.Jane sekuestruar 200 kg mariuhane dhe kokaine. Droga e lehte vinte nga Shqipëria, ku ne baze te rezultateve te hetimeve jane mbjelle plantacione. Te arrestuarit kishin blere toke per te mbjelle lenden narkotike.Operacioni i policisë italiane zbuloi nje dege te organizatës mafioze, qe e ka shtrire aktivitetin edhe ne rajonin e Lombardise ne veri te vendit. Përveç marihuanes qe vinte nga Shqiperia, u sekuestruan edhe nje sasi kokaine nga Rumania dhe hashashi nga Spanja. Nder aktivitetet e organizatës ishin edhe grabitjet, ku paratë përdoreshin me pas per te kryer aktivitete te paligjshme.
Recommended