Opozita: Ahmetaj, superhajdut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Arben Ahmetaj prêt firmën e Presidentit te Republikës, per t?u ulur ne karrigen e Ministrit te Financave, Partia Demokratike ka vazhduar sulmet ndaj tij duke e cilësuar te papranueshme faktin se financat e vendit do te drejtohen nga Ahmetaj. Deputeti demokrat Sherefedin Shehu e ka cilësuar emërimin e tij ne postin e Ministrit te Financave si nje sulm ndaj opozitës, duke theksuar se asnjë shqiptar, nuk pranon te ketë ne qeveri nje hajdut te këtyre përmasave.Emërimi i Arben Ahmetajt është reduktimi brutal, pa doreza, i qeverisjes në një punë të vetme: të bëjnë para.Per te provuar akuzat se Ahmetaj eshte i korruptuar, Partia Demokratike ka publikuar edhe udhëtimet me charter te ministrit Ahmetaj.Ky abuzim i Ahmetajt është unik, i pahasur më parë as për krerët e shtetit dhe jo më për ministra. Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro. Arben Ahmetaj i zhytur në disa skandale përpara fluturimeve me çarter, duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë, dhe nuk duhet lejuar që të marrë një detyrë të re të rëndësishme si ajo e Ministrit të Financave.Sipas PD, Ahmetaj ka detyrimin te tregoje ku ka shkuar, per çfarë arsye e kush ia ka paguar këto udhëtime.
Recommended