Llalla: Rezerva për Byronë e Hetimit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Përgjithshëm kundërshton Byronë Kombëtare të Hetimit nën varësinë e Ministrit të Brendshëm. Në analizën ë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adriatik Llalla, shprehu rezerva mbi këtë strukturë që tashmë ka kaluar në qeveri.?Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve?.Unioni i Prokurorëve kundërshtonte varësinë ë Byrosë nga policia e shtetit. Unioni vinte në dukje se e drejta e hetimit i takon vetëm prokurorisë. Por vërejtje të njëjta ka bërë edhe opozita. Partia Demokratike kundërshton Byronë Kombëtare te Hetimit në varësi të ministrit Tahiri dhe ka paralajmëruar se nuk do ta votojë projektligji e miratuar nga qeveria, por që ende nuk ka kaluar në parlament. Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukture e posaçme që do të luftojë korrupsionin në nivele te larta të shtetit. Ajo është asistuar që në fillim nga ekspertët amerikanë dhe konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme që i bashkohet paketës së reformës në drejtësi.