Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Lehtësia e blerjeve online ka kaluar tashmë në një trend për shqiptarët. Drejtori i postës shqiptare Majlind Lazimi gjatë analizës vjetore të postës tha se sfida e 2016-ës është krijimi i Post-Bankës si dhe shtimi i zyrave.

Shqiptarët po priren gjithmonë e më shumë drejt blerjeve online e kjo është evidentuar edhe nga drejtori i postës Shqiptare Majlind Lazimi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.

Sfida e këtij institucioni për 2016 sipas Lazimit mbetet krijimi i postbankës për të rritur transaksionet si dhe shtimi i zyrave të postës në zonat e thella rurale.

"Krijimi i PostBankës vazhdon të ngelet në vizionin e Postës Shqiptare si një investim dhe transformim i nevojshëm për përshtatjen e kësaj kompanie publike në një ambjent inovativ e konkurues e cila do t?i shërbejë jo vetëm Postes Shqiptare por edhe shoqërisë shqiptare në tërësi, duke pasur parasysh hezitimin e shumë qytetarëve për të përdorur bankën si mjet financiar në përditshmërinë e tyre për shkak të kostove të larta," është shprehur drejtori i postës.

125 milion lekë më shumë sesa plani i parashikuar janë arkëtuar nga posta vetëm gjatë vitit të shkuar.

Category

📺
TV

Recommended