Një tjetër zyrtar i lartë ka rënë në pranga të policisë i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi. Androkli Kokthi, Drejtori rajonal i Tatimeve të Tiranës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria tha se hetimet kanë nisur që në janar 2016-ës pas një kallzimi të bërë në polici. Në mars të vitit të shkuar, Kontrolli Tatimor Tiranë ka konfiskuar një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë të reja.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-drejtori-i-tatimeve-te-tiranes-androkli-kokthi/