Kosova 8 vjet e pavarur, Jahjaga: S’mund të ndryshojmë duke sfiduar institucionet e shtetit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shteti i Kosovës sot mbush 8 vjeç dhe veç festimeve për Pavarësinë është parashikuar dhe protestë nga ana e opozitës.
Por, në këtë 8 vjetor, sfida më e madhe për shtetin e Kosovës për momentin është ajo e kalimit të ngërçit politik. Ku forcat opozitare të Kosovës prej muajsh nuk lejojnë zhvillimin e seancave noramle parlamentare, pasi kundërshtojnë dy marrëveshjet, atë të Zajednicës dhe të Demarkacionit.
Pikërisht sot, në 8 vjetorin e pavarësisë opozita ka paralajmëruar një protestës, që sipas saj do të jetë masive për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.
Në ceremoninë e organizuar për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri apel për dialog për të zëvendësuar moskuptimin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/kosova-feston-sot-8-vjetorin-e-pavaresise/

Category

📺
TV

Recommended