Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/17/2016
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e muxhahedinëve duhet trajtuar si element humaniteti. Kështu mendon ish-deputeti Arben Malaj, i cili për Ora News komentoi edhe pjesmarrjen e tij në një takim të mbajtur me opozitën iraniane në Paris dy vite më parë, ku merrni pjesë dhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Pandeli Majko, si dhe politikanë të tjerë.
Edhe pse pamjet u transmetuan vetëm tani nga mediat, Malaj tha se ai nuk ka qenë një takim i fshehtë.
Malaj tha gjhithashtu se për pranimin e muxhahedinëve ka pasur një konsensus të gjerë politikë dhe se në dijeni kanë qenë të gjithë aktorët kryesorë të shtetit.
Pyetjes se pse Shqipëria si vend i vogël ka pranuar një numër shumë më të madh krahasuar me vendet e tjera, Malaj i jep këtë përgjigje:?Mendoj që kombet lartësohen dhe nga mënyra si reagojnë me vendet dhe grupet që ndodhen në situata të vështira deri në mbijetesë, pra atje ku ata jetojnë në Irak kanë qenë në vështirësi për të mbijetuar si njerëz?.
Malaj nuk i sheh muaxhahedinët si rrezik për sigurinë dhe as arsye për një përplasje diplomatike me Iranin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/malaj-shqiperia-humanizem-me-muaxhahedinet-me-dakordesine-e-gjithe-klases-politike/

Category

📺
TV

Recommended