Report TV - Peleshi: Zgjedhjet e sotmë në 4 qarqe, proces demokratizimi i PS-së
  • 8 years ago
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve të zhvilluara në qytetin e Korçës, ku në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se, ky proces ka qenë shumë i rregullt dhe se ai është demokratizues i partisë dhe ndihmon në përmirësimin e qeverisjes.

?Kushdo mund të monitorojë këtë proces zgjedhor tërësisht demokratik. Kam vizituar disa qendra votimi, është proces dinamik, votuesit po votojnë sipas parimit një anëtar një votë. Për herë të parë në formatin e delegatëve do të jenë 50% gra e vajza dhe 50% burra. Ky proces është demokratik e modernizues, pasi duke ftuar anëtarësinë, duke përfaqësuar grupmoshat dhe dy gjinitë, ndihmon PS-në që të modernizohet dhe të përmirësohet qeverisja? ka përfunduar Peleshi.

Ai ka komentuar edhe përplajsne mes Blushit dhe Ballës duke ftuar gjithkënd që të shohë nga afër zgjedhjet që janë zhvilluar e që do të zhvillohen në 8 qarqet e tjera të vendit, dëri në përfundimin e plotë të procesit.

?Nuk e kam ndjekur debatin, pasi jam në terren,por besoj që secili mund të shohë nga afër këtë proces demokratik? ka thënë Peleshi.
Recommended