Report TV - Maqedoni, lirohet kryebashkiaku Themnelko: Akuzat të pabaza
  • 8 years ago
Kryetari i bashkisë Pustec, Edmond Themelko është liruar nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm dhë në një intervistë të dhënë për Report Tv, përmes telefonit, ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të pabaza.

Ai ka shtuar se, u arrestua nga Prokuroria Speciale pasi banorët e bashkisë së Pustecit ndonëse i përkasin komunitetit maqedonas dhe kanë dy shtetësi, ata kanë votuar në zgjedhjet e kaluara. Ai ka shtuar se kryetari i bashkisë nuk mund të jetë fajtor, përse banorët kanë dy nënshtetësi.

?Nuk mund të jetë fajtor kryetari i baskisë, pasi banorët kanë të drejtë për të votuar dhe vota është e fshehtë, banorët mund të votojnë, sakohë që kanë dokumente të rregullta. Prandaj akuzat ishin të pabaza, s?mund të jetë fajtor kryetari i bashkisë kur banorët kanë dyshtetësi, dhe votojnë në një shtet tjetër. Ata kanë aplikuar dhe janë pajisur me dokumenta të Maqedonisë? ka thënë ai.

Themelko ka shtuar se burgosja e tij erdhi duke qenë se prokuroria është e opozitës dhe kërkon të shfajësohet për rezultatet e dobëta të partisë, duke u kapur me banorët e 430 personave që kanë të drejtë vote në Maqedoni.

?Akuza është se kam bindur banorët që të votojnë partinë e Nikolla Gruevskit, por kjo nuk ndalohet me ligj. Akuza ishte se përse këta shtetas kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Republikës së Maqedonisë, që është e drejtë e garantuar me ligjin maqedonas pasi kanë dy nënshtetësi? ka thënë ai.

Lidhur me arrestimin edhe të ish Ministres së brendshme dhe disa ish ministrave të tjerë, Themelko shtoi se ato u akuzuan për pajisje në mënyrë të parregullt të banorëve të Pustecit me mjete identifikimi.

?Ish Ministrja e Brendshme dhe 5 të tjerë janë akuzuar se kanë pajisur me mjete identifikimi në mënyrë të parregullt, ndonëse ligji parashikon kriteret se kur mund të aplikojnë e si. Ne nuk kemi ndonjë instrument për të pajisur me kartë identiteti të qytetarëve me një shtetësi tjetër? ka përfunduar ai.

Edmond Themelko u arrestua një ditë më parë me akuzën e blerjes së votave për partinë e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski.
Recommended