Report TV - Vizita e Kerryt, Nishani e pret në Rinas, takon Ramën dhe Bashën

  • 8 years ago
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të presë mëngjesin e së dielës në Rinas sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry i cili viziton për herë të parë vendin tonë. Sipas axhendës së mësuar nga Report TV, pritja zyrtare do të jetë në orën 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" ku dhe do të ketë një takim mes tyre në sallën "VIP".

Kerry, i cili vjen në Tiranë në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhenies diplomatike mes dy vendeve, nuk do të qëndrojë gjatë në kryeqytetin shqiptar.

Në pesë orëshin e qëndrimit në Tiranë, Kerry do të takojë shefin e qeverisë Edi Rama në orën në 09:45 në kryeministri dhe liderin e opozitës Lulzim Basha me ambasadorët në orën 11:30 në Rogner. Sipas axhendës së zbardhur nga Report TV, sekretari amerikan i Shtetit do të ketë një takim kokë më kokë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Në orën 12:30 Kerry pritet të zhvillojë një takim me shoqërinë civile te Muzeu Kombëtar. Në 13:45 John Kerry mbyll vizitën në Shqipëri.

Masat e sigurisë gjatë qëndrimit të John Kerryt në Tiranë do të jenë të larta, njëjtë me vizitën e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Tre janë çështjet kryesore të kësaj vizite: Çështja e muxhahedinëve iranianë, reforma në drjetësi dhe Kosova, e cila ndodhet në prag të protestave të radhës së opozitës, zgjedhjes së presidentit dhe 8-vjetorit të pavarësisë.

Recommended