Papa në Kubë e Meksikë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Papa Françesku nisi këtë mëngjes rrugëtimin që do ta çojë në Kubë e Meksikë. Udhëtimi simbolik i Atit të Shenjtë në vendin e munduar nga dhuna, i ka çuar peshë zemrat e besimtarëve meksikanë. Afeksioni për Papën argjentinas është i madh, ashtu siç është entuziasmi i vendasve përpara vizitës së tij të parë në Meksikën me popullsinë e dytë më të madhe katolike në botë.