Report TV - Targat me çip, Haxhinasto: Oferta po vlerësohet, s'kemi marrë vendim

  • 8 years ago
Debatit të shumëpërfolur dhe akuzave të opozitës në lidhje me kërkesën koncesionare të marrë nga Ministria e Transporteve për targat me çip i është përgjigjur vetëm ministri Haxhinasto nga foltorja e Kuvendit.

Ai tha se bëhet fjalë për një ofertë të pakërkuar nga Ministria, kërkesë që është çuar për vlerësim në institucionet e tjera shtetërore për vlerësim.

?Targa me çip është njësoj si të vendosësh një sistem monitorimi me kamera, por aftësia e një çipi është shumë më e lartë se ajo që lejon kamera. Çipi lexohet në çdo rrethanë. Pavarësisht kësaj, ministria dhe gjithë institucionet e kësaj qeverie kanë për detyrë që të analizojnë me seriozitet maksimal çdo kërkesë koncesionare. Gjykimi juaj duhet të nisë kur ne të pranojmë kërkesën koncesionare. Kjo ofertë e pakërkuar është sjellë për vlerësim dhe ne e kemi çuar tek institucionet e tjera për vlerësim dhe pastaj do të shprehemi për këtë?, deklaroi Haxhinasto.

Haxhinasto shpjegoi gjithashtu se ligji për transportin publik përmirëson cilësinë, rrit sigurinë dhe nuk ul numrin e të vetëpunësuarve në këtë sektor, pasi parashikon shndërrimin e tyre në aksionerë në shoqëritë bashkiake.

?Krijon premisa të një cilësie totalisht të ndryshime të transportit ndërqytetas për qytetarët shqiptarë. Reforma nis me këtë ndryshim ligjor dhe do të plotësohet me akte të tjera nënligjore, VKM dhe urdhra të ministrive që të përfundojë i gjithë kuadri i nevojshëm institucional dhe ligjor. Kjo reformë përafron në 6 elementë të ndryshëm me direktivat e BE-së këtë sektor. Nuk do të përjashtohet asnjë, por të gjithë do të jenë pjesë e shoqërive bashkiake si aksionerë mbi bazën e automjeteve ku kanë investuar?, deklaroi ministri i Transporteve.

Recommended