Ndryshon struktura e konsumit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paulina Dedndoi, është një shtëpiake, e cila thotë se nga viti në vit, shpenzimet familjare kanë ndryshuar sipas nevojave që kanë lindur në kohë. Ajo tregon se ndryshe nga më parë, kur një pjesë e mirë e buxhetit familjar shkonte kryesisht për ushqime dhe veshje, tashmë shumica e parave është për shkollimin e tre fëmijëve të saj, të cilët janë studentë. Edhe Instituti i Statistikave Shqiptare, ka bërë një rishikim të peshës që kanë produktet që blejnë shqiptarët çdo ditë. Që prej vitit 2007 dhe deri tani, INSTAT thotë se arsimi po ze një vend gjithnjë e më të madh në buxhetet e shqiptarëve, e po kështu edhe pagesat për qera, naftë, cigare dhe alkool, ndërsa janë zbehur shpenzimet për ushqime, veshje dhe mobilim. Rënia e vazhdueshme e konsumit vërtetohet edhe nga inflacioni i ulët që ka Shqipëria. Për janarin rritja e çmimeve ishte 1.5%, një shifër e ulët kjo, kur inflacioni optimal i vendosur për Shqipërinë është 3%. Për muajin janar ka qenë çmimi i naftës i cili ka pësuar rënien më të madhe, duke zbritur me 5%.

Recommended