Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2/7/2016
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Takimet për anëtarësimet e reja në PS sot u zhvendosën në Tiranë.
Kryeministri njëkohësisht kryetari i PS-së pyetjes pse të rinjtë duhet t?i bashkohen PS-së, iu përgjigj se duhej forcuar më tepër kjo parti e cila sipas tij ka ndërmarrë reforma të domosdoshme por që kanë krijuar një front kundërshtie që udhëqihet nga qeveria e vjetër.
Edi Rama: ?PS po bën çmos të bëjë reforma rrënjësore. Sot ka nevojë të dyfishojë anëtarësinë e saj për të forcuar edhe më tepër reformat, sepse reformat kanë krijuar një front kundërshtie që kanë mbledhur forca të ndryshme, individë të ndryshëm kundër reformave dhe ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimine të qartë të deformojë të vërtetën duke abuzuar nga vështirësitë, të spekullojë dhe sajojë gjëra të paqenë shifra të pavërteta për tu thënë njerëzve se reformat po sjellin dëme të mëdha. Ka arritur në atë pikë që papunësia është rritur. Ekonomia ka rënë, të gjitha të pavërteta. Reformat janë e vetmja rrugë për të bërë shtet dhe për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-fronti-kundershtues-i-reformave-udhehiqet-nga-qeveria-e-vjeter/

Category

📺
TV

Recommended