Edicioni Informativ, 04 Shkurt 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 8 years ago
3 te vdekur e 10 te plagosur, 6 nga te cilet ne gjendje te rende. Nje dite me pas top channel sjell bilancin e masakres se elbasanit dhe historine shume vjecare te saj. Opozita kerkon koken e sajmir tahirit, nje dite pas alarmit te prokurorit per bashkepunim te krimit me shtetin.

Partite politike luajne ping pong me projektligjin e byrose kombetare te hetimit. Kryeministri Rama sugjeron pritjen e rekomandimeve te venecias, meta I kerkon opozites te paraqese draftin ne kuvend, por basha kembengul ne votimin e shpejte te projektligjit qe deri tani mbetet mister.

Ish te perndjekurit thone se do ta shkaterrojne serish bunkerin muze ndertuar ne tirane. Nje dite pasi qeveria tha se do perfundoje projektin duke bere pjese te histories e muzeut edhe shenjat qe la zemerimi I opozites, te perndjekurit thone se ai do te kete fatin e bustit te enver hoxhes.

Ne programin tre vjecar te reformave, qeveria ka parashikuar uljen te forte te borxhit publik deri ne fund te vitit 2017. Objektivi per te reduktuar nje nga problemet me te medha te financave, sipas qeverise nuk do te sjelle rritje te taksave por ama do te rezultoje ne ulje te shpenzimeve publike.

Hollanda do te ktheje 1015 shqiptaret qe kerkuan azil ne vitin 2015. Sipas ambasadores se mbreterise se vendeve te ulta ne tirane, shqiperia konsiderohet si vend I origjines se sigurt dhe se shqiptaret konsiderohen si emigrante ekonomike, pa asnje mundesi te fitojne azil politik.

Nje Pikture Nudo ka sjelle nje provokim te stilit ?charlie hebdo? ne nje ekspozite te hapur ne tirane. Nje Artiste shqiptare ka vizatuar nje kamikaze lakuriq me nje organ mashkullor ne vend te kallashnikovit. Por sipas autores ferexheja perfaqeson thjesht indvidualitetin e mendjes njerezore.
Recommended