Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Një e moshuar është plagosur këtë të martë, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë. E moshuara, identiteti i së cilës nuk dihet, po udhëtonte në një automjet tip Ford, bashkë me 2 të tjerë, i cili është përplasur me barrierat e autostradës.

Mësohet se edhe shoferi ishte një i moshuar i cili po ashtu ka marrë disa dëmtime të lehta.

Ka qenë policia e FNSH-së së Shkodrës, e cila siç duket edhe në këto pamje i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarës, e cila është plagosur në kokë.

Aksidenti ka krijuar për disa minuta, rradhë të gjata të automjeteve.

Category

📺
TV
Comments

Recommended