Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
KORÇË - Zjarri i rënë në banesë i ka marrë jetën 82-vjeçarit Aurel Spaho, i cili prej vitesh jetonte i vetëm në një ndërtesë dy katëshe. Spaho ka punuar si mësues dhe pedagog i gjuhës ruse si dhe për një periudhë kohe ka punuar si studiues me tituj lokalë dhe qendror.

82-vjeçari humbi jetën pasi u asfiksua e më tej u dogj në banesën e tij të përfshirë nga zjarri në lagjen numër 2 të qytetit të Korçës.

Ishin fqinjët ata që gjetën të djegur në shtëpi 82-vjeçarin. Sapo kanë konstatuar tymin në banesë ata njoftuan policinë. Burime nga blutë e Korçës thanë për Shqiptarja.com se i moshuari ka tentuar të fikë zjarrin me ujë, por nuk i ka shpëtuar dot flakëve. Ai humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa më tej është djegur nga flakët e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended