Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili në zgjedhjet e 2015-ës vëzhgoi procesin në disa qendra zgjedhore, tha se kishte parë militantë partiakë që dhunonin punën e komisionerëve, ndërsa gangsterë -siç ai i quajti- qëndronin pranë qendrave për të trembur votuesit.

"Ime më është shenjtore, pas rritjes së tre fëmijëve dhe punës me kohë të plotë ende gjente kohë të dilte vullnetare në një zonë zgjedhore në Kaliforni. Ne kalifornianët ankohemi shumë. Nënës i duhej të merrej me persona të zemëruar që kishin harruar dokumentet ose që nuk gjenin emrin në listë. Ne jemi kaq të çmendur që nëse kërkojnë të votojnë nga makina jote të sjellin te makina një kompjuter që të votosh aty. Ajo doli vullnetare jo për ato pak para që mori por se besonte në rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme. Dhe në Shqipëri pash persona që punonin shumë në zgjedhje, ishin njerëz të thjeshtë, mësues, punëtorë fabrike apo fermerë. Punonjësit shqiptarë në qendrat e votimit...ndaj unë inatosa kur pashë militantët e partive që kërkonin të dhunonin punën e punonjësve të ndershëm. Disa ambasadorë dhe unë pash grupe gransterësh që rrinin në derë, donin të frikësonin votuesit, në 2015-ën, shumë njerëz na dhanë prova të blerjes së votës dhe të votimit në grup. Disa kandidatë kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tradhti ndaj gjithë shqiptarëve", - tha Lu.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended