Ekspertët e nivelit të lartë vijuan punën për reformën në drejtësi gjatë gjithë pasdites së sotme, pavarësisht braktisjes së tryezës nga grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike. Mbledhja përfundoi në 20:20 të mbrëmjes. Në dalje të kryesisë, eksperti Sokol Sadushi tha se sot u ezaurua diskutimi i të gjitha neneve dhe shprehu bindjen se drafti do të përmbyllet nesër me apo pa opozitën. Megjithatë Sadushi tha se mirëpresin opinionet e opozitës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-e-nivelit-te-larte-neser-permbyllim-draftin-me-apo-pa-opoziten/