Përfundon takimi i ekspertëve të reformës në drejtësi. Në një prononcim për gazetarët Genti Ibrahimi tha se të hënën ky komision duhet të mbarojë punë. Gent Ibrahimi: ? Të hënën duhet të mbarojmë. Të martën është deadline. (afati i fundit). Do jetë vetëm një draft. Nëse nuk arrijmë unifikim të mendimeve do të shkojmë me dy qëndrime? Ndërkohë kryeministri Edi Rama me kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan paraditen e sotme një takim gati 2 orë në kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit ka qenë dy herë dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Nga ana tjetër grupi i ekspertëve po diskuton nenet që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese dhe më pas emërimin e shkarkimin e drejtuesve të isntitucioneve kushtetuese.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-takon-meten-ne-kryesine-e-kuvendit-2/