Çelja e negociatave me BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit të reformës në sistemin e drejtësisë, kriter kryesor për avancimin e procesit të integrimit evropian, Tirana zyrtare do kërkojë nga Komsioni Europian një raport të ndërmjetëm, ku të rekomandohet çelja e negociatave, për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lajmi konfirmohet për Vizion Plus nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha. Për ministren Gjosha, bojkoti i opozitës së punës së rihartimit të draftit për ndryshimet kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi, nuk do pengojë procesin. Puna për plotësimin e 5 prioriteteve, të caktuara nga Komisioni Europian, ka avancuar në nivelin maksimal nga të gjitha ministritë e linjës, thotë Gjosha. Madje ajo shton se në takimet që ka pasur në kancelaritë e vendeve anëtare të BE-së, janë vlerësuar reformat e ndërmarra.

Recommended