Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/16/2015
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stomatologet, farmacistet, avokatet, ekspertet kontabël, inxhinieret, profesionet me fitimprurëse sot ne treg, refuzojnë te paguajnë kontributet shoqërore mbi bazën e pagës maksimale 97 mije leke te rinj. Te mbledhur para kryesisë se kuvendit, ata kane kundërshtuar paketën e re fiskale qe i detyron te sigurohen me page maksimale, duke e konsideruar si falimentuese. Deri tani këto profesione kane paguar kontribute sipas dy niveleve, mbi pagën minimale prej 22 mije leke dhe mbi pagën 44 mije leke. Por ne fakt statusi ekonomik i profesioneve te lira nuk është i njëjte me te vetëpunesuarit e tjerë. Referuar te ardhurave te tyre, qeveria ka propozuar qe te kontributet te jene mbi bazën e pagës maksimale. Pra një stomatolog, farmacist apo noter do te paguaje rreth 10 mije leke te rinj kontribute shoqërore ne muaj. Pavarësisht kundërshtive, qeveria nuk tërhiqet nga vendimi, por do te rishikoje dhe njëherë skemën e kontributeve për profesionet e lira ne baze te statusit, profesionit, vendit ku e ushtron dhe përvojës ne pune.

Category

📺
TV

Recommended