Konfindustria kërkon shtyrjen e miratimit të nenit për heqjen e taksës për biznesin e vogël

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë përpara miratimit nen për nen në seancë plenare të paketës fiskale dhe buxhetit 2016, Konfindustria i ka dërguar një letër kryetarit të kuvendit Ilir Metës dhe krerëve të grupeve parlamentare, ku kërkon shtyrjen në kohë të miratimit të nenit për përjashtimin e plotë dhe uljes së tatim fitimit për biznesin e vogel me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit.
Sipas konfindustrisë, shtyrja në kohë e miratimit të nenit në fjalë, kërkohet për plotësimin e tij me aktet ligjore përkatëse të domosdoshme pë të shmangur pasojat tepër të rënda , që mund të shkaktojë zbatimi i tij në formën e tashme, për gjithë sistemin fiskal dhe ekonomik të vendit në afatgjatë, siç është rritja e informalitetit dhe copëtimi artificial i aktivitetit tregtar të bizneseve të mëdha, me qëllim përfitimin e lehtësirave fiskale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/konfindustria-kerkon-shtyrjen-e-miratimit-te-nenit-per-heqjen-e-takses-per-biznesin-e-vogel/

Recommended