Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/9/2015
Historia e bunkerëve ka ngjallur ndër vite debate në vendin tonë për shkak se rikujtojnë një periudhë të errët të historisë shqiptare. Opozita kundërshtoi me përkrahjen e ish-të përndjekurve ngritjen e bunkerit ne formë artistike tek Ministria e Brendshme, çka degjeneroi ne 8 dhjetor deri ne djegie. Por janë pikërisht këta opozitarë që 3 vite më parë, atëherë në qeverisje, investuan për një bunker të tillë, madje me më shumë ligjërime. Nën një rrebesh shiu kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish lideri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha inauguruan bunkerin në lulishten pranë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?. Atëherë ish-të përndjekurin as nuk e kundërshtuan jo të mendonin për ta djegur. Ndonëse kanë të njëjtën ideologji për të cilën janë ndërtuar, Partia Demokratike diferencon bunkerët: njëri i inauguruar nga vetë ata, dhe i dyti i shkatërruar nga protestuesit e 8 dhjetorit. Përderisa qëndrimet e ish të përndjekurve nuk janë koherente, kjo tregon përdorimin e tyre nga politika, fakt I cili mbështetet dhe nga ligjërimet në podiumet e partisë apo dhe drejtimi i turmës nga kryetari demokrat Basha dhe ish-lideri Berisha.

Category

📺
TV

Recommended