Arrestohet Albuena Haxhiu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten e Vetëvendosjes Albuena Haxhiu. Ndalimi i ligjvënëses është bërë në dalje të Prishtinës, ndërsa Haxhiu do të merrte pjesë në një tubim në Gjilan. Në njoftimin e saj, policia thekson se arrestimi është kryer në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga organet e drejtësisë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. I menjëhershëm ka qënë reagimi Vetëvendosjes, që e cilëson këtë si një presion të qeverisë Mustafa-Thaçi ndaj opozitës, ndërsa ka theksuar se ato nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre qe përfshijnë edhe zgjedhjet e reja.?Kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t?i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t?i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t?i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje?.Me herët, policia e Kosovës ka arrestuar dhe ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, deputetet e AAK-se Donika Kadaj Bujupi dhe mbështetës të opozitës.

Category

📺
TV

Recommended