Biznesi financon dekorin festiv të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per festat e fundvitit Tirana do te ketë atmosfere dhe dekor te veçante ne rruge e sheshe. Ndryshe nga vite me pare, epiqendra e festimeve do te jete ?Nene Tereza?. Ky shesh do te shndërrohet ne nje treg krishtlindjesh, me lojëra, piste patinazhi, argëtim per fëmijët, por dhe me stenda te posaçme per shitjen e produkteve vendase. Ashtu si ne projekte te tjera, kryetari Veliaj ka deklaruar se edhe zbukurimi i Tiranës do te financohet nga biznesi. Per here te pare Bashkia do te ndaloje tregtimin e gjësë se gjalle ne rrugët e kryeqytetit. Per te shmangur abuzimet me çmimet ne fundvitit do te ngrihen tregje provizore, ku krahas shitjes se produkteve vendase grupet task forc do te monitorojnë çmimet.Si ne shume vende te botes edhe Tirana ne 6 dhjetor do te ndeze dritat per festat e fundvitit.
Recommended