Dy prurjet e reja të kombëtares - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vëmendja ne ditën e pare te stërvitjes se kombëtares ne prag te dy miqësoreve te nëntorit ishte e përqendruar te dy prurjet me te reja, futbollisti i Inter Rey Manaj dhe mbrojtësi ish -apiteni i Zvicrës kampione bote për 17 vjeçaret, 6 vite me pare, Frederik Veseli. Duket se sulmuesi zikalter i ka lëne prapa polemikat me teknikun De Biasi, ndërsa tashme beson se e ka vete ne dore për te mos u larguar me nga skuadra e pare kuqezi. Ndërkohe futbollisti i Luganos, Veseli, ka zbuluar se është kontaktuar nga tekniku De Biasi prej dy vjetësh, por dëmtimet e shumta nuk i kane dhënë mundësi te jete pjese e projektit te kombëtares shqiptare. Te dy futbollistet janë te vetëdijshëm se afrimi ne ekipin e pare nuk do te thotë se e kane prere përfundimisht biletën me ekipin, për ne finalet e evropianit te Francës. Qëllimi i pare ishte nje mundësi per t?u afruar me kombëtaren dhe tashme i pret një pune e madhe për te dhënë me te mirën.

Recommended