Basha: PD do të ulë taksat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Ballshi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se ne platformën e saj të taksave, Partia Demokratike ka llogaritur qe 500 milion euro ne vit të shkojnë për ekonominë dhe punësimin. ?Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan do apo nuk do ta shohë kokoshi 200 milionësh. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit?.Lideri i pozitës u takua me tregtarët dhe punonjësit e rafinerisë se naftës, të cilët u ankuan per mos marrjen e pagesave. Edhe për kete gje, Basha beri përgjegjëse qeverinë.?Vetëm nga dogana në një ditë këta vjedhin sa për paguar gjithë punëtorët me rrogë të plotë për dy muaj. Vitin e kaluar Shqipëria ka nxjerrë 1 milionë e 200 mijë ton naftë, i bie minimalisht 800 milionë euro. Ato 10 muaj që është ndezur ajo rafineri janë përpunuar miliona e miliona euro naftë. Vetëm taksa e asaj nafte po të paguhej kishte para që të paguheshit ju deri në fund të pensionit tuaj. Zgjidhja është që këta lekë të mos përfundojnë në xhepat e Ramës e Gjiknurit, e Koço Kokëdhimës e Piro Lutaj e Ilir Metës po të përfundojnë në xhepat tuaj si taksapagues?.Gjatë turit ?Fjalën e kanë qytetaret?, Basha ka bashkëbiseduar edhe me banorë të tjerë për situatën ekonomike dhe punësimin.

Category

📺
TV

Recommended